A e dini: Kosova dhe Millosheviqi larguan Manchesterin nga FA Cup më 1999

Skuadra angleze, Manchester United, mbeti pa një trofe në stinorin 1999/2000 shkaku i Kosovës.

Kryeministri i atëhershëm britanik, Tony Blair, kishte kërkuar nga Unitedi që të luanin në inaugurimin e Botërorit të Klubeve në Brazil, në tentim për ta bindur FIFA-n që t’ua jepte të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2006.

Kjo bëri që United të tërhiqej nga garat në FA Cup. Por, Sir Alex Ferguson dëshironte të garonte edhe në FA Cup dhe për këtë provoi gjithë ditën ta telefononte Blairin, i cili atë botë ishte në Kosovë, raporton Daily Mail, shkruan Gazeta Express.

Blair ishte duke organizuar një takim me ish-presidentin famëkeq të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq.

Dukeq enë i zënë me luftën në Kosovë, Blair nuk i dha përgjigje Unitedit dhe këta të fundit u detyruan të mos marrin pjesë në FA Cup atë stinor, duke humbur kështu mundësinë për ta fituar një trofe.

blair