A e dini cilit lojtar të Realit i frikësohet më së shumti Simeone?

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i ka vlerësuar lartë cilësitë e lojtarëve të Real Madridit para ndeshjet çerekfinale kundër tyre në Ligën e Kampionëve, mirëpo e ka veçuar njërin prej tyre.

Skuadra e Simeones do të përballet me atë të Carlo Ancelottit të martën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri argjentinas i frikësohet prezencës së Luka Modricit.

“Lojtarët e Real Madridit janë të jashtëzakonshëm. Kam shumë respekt për cilësitë e tyre teknike dhe aftësinë për të luajtur futboll”, është shprehur fillimisht Simeone.

“Rikthimi i Luka Modricit do t’i dhurojë shtytje skuadrës që veç ka potencial të madh. Prezenca e Modricit në mesfushë u dhuron atyre agresivitet dhe kjo do të sjellë prezencë më të madhe të tyre në mesin e fushës. Kjo është diçka vendimtare”, ka shtuar argjentinasi