A do t’i takojnë gjuajtjet e lira më Ronaldos? Përgjigjet Ancelotti

Pas statistikave të fundit që tregojnë se Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar gol nga gjuajtja e lirë që nga prilli i vitit të kaluar, duke huqur 51 goditje dënimi me radhë, Carlo Ancelotti ka reaguar duke e qetësuar situatën.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos, Ancelotti ka thënë që Ronaldo do të vazhdojë t’i gjuajë goditjet e lira.

“Situata është e qartë. Nuk ka kurrfarë dyshime. Goditjet e lira në krahun e majt i merr Ronaldo, ndërsa ato në krahun e djathtë i merr Bale. Asgjë nuk ka ndryshuar”, deklaroi Ancelotti.

Athletic Bilbao-Real Madrid luhet të shtunën me fillim prej orës 18:00. /Gazeta Olle