A do t’i blejë Hajvalia bankinat e Parmës?

Kriza e madhe financiare që e ka kapluar klubin e Parmës, ka bërë që ky klub t’i nxjerrë në shitje këtë javë bankinat për 2000 euro. Hajvalisë do t’i kryenin ato punë për t’i vendosur në Kizhnicë, por ‘arushat’ tani kanë dalë në stadiumin e Prishtinës, andaj nuk i duhen.

“Është një çështje që do ta bisedojmë me kryesinë e klubit, por momentalisht nuk na duhen bankinat e Parmës sepse tani vetëm se kemi dalë në stadiumin e Prishtinës”, tha drejtori i Hajvalisë, Xhavit Pacolli, për Gazetën Olle.

Ndryshe, Hajvalia kohëve të fundit është bërë e njohur për marrjen e iniciativave interesante, siç kanë qenë ofertat për Luis Suarez apo për autobusin e Milanit. /Gazeta Olle