A do të vazhdojë me Malishevën edhe edicionin e ardhshëm? Flet Bylbyl Sokoli

Trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se është ende herët të flitet nëse do të vazhdojë të jetë shef i shtabit teknik edhe edicionin e ardhshëm te Malisheva.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Sokoli theksoi se me rëndësi ka qenë sigurimi i mbijetesës në elitën e futbollit kosovar.

Gjithashtu, ai tha se qëndrimi te Malisheva nuk varet vetëm nga ai.

“Rreth angazhimit se a do të jem pjesë aty apo nuk do të jem është herët të flasim.”

“Unë kam thënë kjo nuk është me rëndësi, me rëndësi është që Malisheva të mbetet në kategorinë e njëjtë.”

“A do të jem pjesë aty apo nuk do të jem nuk ka shumë rëndësi, ka njerëz në klub që mendojnë për këtë, nuk varet kjo vetëm prej meje,” tha Bylbyl Sokoli.

Real Madridi kampion i Evropës

Luzi me analizë fantastike për dështimin e Dritës: Trajneri nuk ka faj, futbollistët duhet marrin përgjegjësinë