A do të transferohet Mbappe tek Real Madrid? Kjo është përgjigja e Mauricio Pochettino

Menaxheri i PSG-së Mauricio Pochettino është prononcuar para ndeshjes së ardhshme në Ligue 1.

Ndër të tjera ai foli edhe në lidhje me thashethemet e një kalimi të mundshëm të Mbappe në Real Madrid.

Ai tha se Mbappe është lojtar i PSG dhe se nuk do të komentoj më shumë nga kjo gjë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë nuk do të komentoj atë që tha presidenti ynë për Kylian. Mbappe është këtu dhe ai është lojtari ynë, nuk ka asgjë tjetër për të thënë”, tha Pochettino.

Zbulohet shuma e fituar nga Teuta dhe Laçi pas eleminimit nga garat evropiane

Talenti 17-vjeçar i Eintracht Frankfurt, “përforcimi” më i ri i kombëtares së Kosovës