A do të shtyhen ndeshjet e fundjavës për shkak të të reshurave?

Të reshura të mëdha kanë kapluar vendin tonë sot gjatë ditës. Në shumë vende bora ka mbuluar tokën, e me këtë rast fushat e stadiumeve tona, bazuar në infrastrukturën që kanë, vështirë se do të jenë në gjendje të mirë për ndeshjet e fundjavës.

Por, a do të shtyhen ndeshjet e fundjavës në bazë të këtyre të reshurave. Në lidhje me këtë Gazeta Olle ka kontaktuar me Komisarin e Garave, Ismet Ahmeti.

“Momentalisht nuk di çfarë të them. Sipas informative nesër do të përmirësohet koha, e po ashtu edhe të shtunën, prandaj nuk besoj se do të ketë shtyrje”, thotë Ahmeti për gazetaolle.com.

“Kjo varet edhe nga gjyqtari se çfarë do të vendosë para ndeshjes”, shtoi ai.

Edhe nëse do të ketë ndonjë kërkesë nga ndonjë klubi, Ahmeti thotë se nuk do të ketë shtyrje.

Një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse ka të reshura të mëdha në ditën e ndeshjes, dhe gjyqtari konstaton se takimi nuk ka kushte të luhet.

Të shtunën në Superligë luhen tri ndeshje. (Gazeta Olle)