A do të shtyhen edhe ndeshjet e Kupës?

Në mesjavë janë paraparë të zhvillohet ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës, por në bazë të të reshurave të fundit, vështirë se fushat tona i plotësojnë kushtet për lojë.

Madje, sot, disa prej skuadrave që janë vendase, kanë publikuar foto ku shihet se bora ka mbuluar fushën dhe ka arritur trashësinë në disa centimetra.

Të martën është paraparë të luhet derbi mitrovicas në “Adem Jashari”, mes Trepçës e Trepçës ’89, kurse të mërkurën edhe katër takime tjera. Në Podujevë do të luhet Llapi – Prishtina, por Gazeta Olle mëson se fusha është goxha shumë e mbuluar me borë, gjë që vështirë se do të jetë e gatshme për të mërkurën.

Ndeshjet e javës 18 të Superligës, të parapara për këtë fundjavë, u shtynë për javën e ardhshme, shkaku i të reshurave.

Olle ka provuar të kontaktojë me Ismet Ahmetin, komisar i Garave në FFK, por ai nuk lajmërohej në telefon. (Gazeta Olle)

trepca

 

Fusha e stadiumit ‘Adem Jashari’ në gjendjen e sotme