Mediat turke dhe ato italiane kanë raportuar se Vedat Muriqi ndodhet në Turqi për ta kompletuar transferimin te Fenerbahce.
Por ka qenë presidenti i Fenerbahces, Ali Koç që ka konfirmuar se nuk po e transferojnë Muriqin.
I pari i gjigantit turk ka deklaruar se Muriqi ndodhet në Turqi për pushime dhe se do të vazhdoj të mbetet te Lazio.
“Lajmet rreth Vedat Muriqit nuk pasqyrojnë të vërtetën. Ne jemi duke pritur. Vedat Muriqi ka ardhur për pushime në Turqi. Do të qëndrojë dy ditë. Thonë se erdhi për t’u transferuar në Fenerbahçe. Jo Vedati vazhdon me klubin e tij. Mos besoni asgjë derisa ne nuk e themi”, tha presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç.
Muriqi u largua nga Fenerbahce edicionin e kaluar në drejtim të Lazios, me klubin italian që pagoi 18 milionë euro për të.
Megjithatë duke parë formën jo të mirë të prizrenasit në Serie A, Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e tij në Superligën Turke. /Gazeta Olle/