Genci do të rikthehej hatri i futbollistëve dhe qytetit

Edhe pse u shkarkua nga kryesia e klubit të Vëllaznimit, trajneri Genc Hoxha, për hir të futbollistëve dhe gjithë simpatizantëve të ekipit gjakovar, është i gatshëm të rikthehet për ta drejtuar skuadrën kuqezi.

“Jam i gatshëm të rikthehem për ta drejtuar Vëllaznimin dhe për ta përfunduar punën që e kemi nisur nga fillimi. Do të rikthehesha për hir të futbollistëve që kanë kërkuar rikthimin tim dhe për hir të tifozëve të Vëllaznimit dhe gjithë Gjakovës. Do të rikthehesha nëse do të kryheshin obligimet ndaj meje dhe ndaj lojtarëve”, ka thënë Hoxha për Gazetën Tribuna.

Genc Hoxha është shkarkuar të hënën (dje) nga pozita e kryetrajnerit të Vëllaznimit, por futbollistët e kanë kërcënuar kryesinë e klubit me bojkot të ndeshjes së javës 31 kundër Trepçës ’89.

Ata janë njëzëri për rikthimin e Hoxhës dhe për shlyerjen e borxhit, në të kundërtën nuk do të luajnë për Vëllaznimin.