A do të përforcohet Besa?

Besa e Pejës ditë më parë ka shkuar në pushim, derisa e qetë po e pret afatin kalimtar të janarit.

Sipas trajnerit të saj, Arbnor Morina, deri më tani ende nuk ka kërkuar askush të largohet, sikurse që nuk kanë biseduar ende për përforcime.

“Do ta shohim pas bisedës me kryetarin dhe nënkrytarin, sepse të gjithë janë me kontrata, por me siguri dikënd do ta lirojmë, e nëse marrim dikënd duhet të shohim kush është i lirë”, tha Morina për GazetaOlle.com.

I pyetur nëse ndokush ka kërkuar të largohet ai shtoi: “Kryetari më ka njoftuar për biseda, por zyrtarisht nuk është lajmeruar askush, sepse duhet të diskutohet për dëmshpërblim”.

Besa e mbylli vjeshtën në vendin e gjashtë me 26 pikë të tubuara. /Olle/