A do të paguhet Challandes për pjesën e mbetur të kontratës së tij? Kjo është përgjigja e Agim Ademit

Bernard Challandes nuk është më trajner i Kosovës.

 

Trajnerin veteran zvicëran është larguar zyrtarisht nga drejtimi i “dardanëve” pas humbjes së fundit 1-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë, disfatë që e zbriti Kosovën në vendin e fundit në grup, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo gjë u zyrtarizua në një konferencën për shtyp në ora 13:00.

Challandes ishte shumë i mërzitur për largimin e tij dhe tha se është i pikëlluar që po largohet në këtë mënyrë.

Presidenti Agim Ademi ka njoftuar që kjo ndarje vjen pas një marrëveshje të dyanshme dhe se kjo nënkupton edhe për marrëveshje financiare, atje ku seletori do të paguhet për kohën e mbetur në kontratën e tij.

Zyrtarizohet shkarkimi i Bernard Challandes nga Kosova

Kush mund ta pasojë Challandesin te Kosova? Përgjigjet Agim Ademi