A do të marr pjesë në Baku Majlinda Kelmendi?

Driton Kuka, trajneri i xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendit, ka pranuar se kampionia e botës mund të mungojë në Lojërat Olimpike “Baku 2015”, për shkak të lëndimit.

“Mos të bazohemi të gjithë te Medalja. Pjesëmarrja e saj në olimpiadë është në pikëpyetje për shkak të lëndimit. Ende është herët për ta konfirmuar. Majlindën e kemi njoftuar, por ka edhe pak kohë për deri në Olimpiadë. Është hap shumë i guximshëm po të marrë pjesë Majlinda. Në fund vendosin profesionistët, dhe ekipi që po punon me të. Ka pasur rehabilitim të mirë në Slloveni, dhe kanë bërë punë të mrekullueshëm, por lëndimi kërkon së paku gjashtë muaj. Prej lëndimit deri te Lojërat Olimpike bëhen 5 muaj e gjysmë. Për mua më e rëndësishme është që Majlinda ta rrisë performancën për Rio 2016”, ka thënë selektori i Kosovës, Driton Kuka për KTV-në.