A do të luhet takimi Feronikeli-Vëllaznimi?

Drejtori i klubit të Feronikelit, Arton Berisha, nuk është i sigurt që do të zhvillohet ndeshja e nesërme ndërmjet skuadrës së tij dhe Vëllaznimit, pasi që terreni në “Bajram Aliu” nuk është se garanton shumë.

“Do të provojmë ta luajmë ndeshjen në Skenderaj. Nuk e di nëse fusha do t’i plotësojë kushtet për lojë. Nëse jo, ndeshja do të shtyhet sepse ne nuk jemi të interesuar që të luajmë nëpër lloç”, deklaroi Berisha për Gazetën Olle.

Feronikeli-Vëllaznimi është paraparë të luhet nesër me fillim prej orës 13:00.