A do të luajë Van Persie ndaj Aston Villas? Përgjigjet Van Gaal

Robin Van Persie nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Aston Villas. Kështu ka thënë Louis van Gaal në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes. “

“Ai nuk është ende i aftë për të luajtur”, tha trajneri i Man Utd.

Sipas tij, gjasat e “Djajëve të Kuq” për të fituar titullin nuk janë shuar ende. “Ne ende kemi gjasa për të fituar titullin, matematikisht mund ta bëjmë këtë”, tha ai.