A do të luajë Kosova miqësore në qershor? Përgjigjet Vokrri

 Muaji qershor vjen me data të lira për ndeshje miqësore, në të cilat Përfaqësuesja e Kosovës do të mund të zhvillonte ndeshje.

Gazeta Olle ka kontaktuar me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, i cili thotë se ende nuk ka asgjë të re.

“Jemi duke shqyrtuar mundësinë, për çka kemi disa biseda. Gjithçka varet edhe nga kundërshtarët. Brenda disa ditësh do të dihet gjithçka”, tha Vokrri për GazetaOlle.com.

Që nga fitorja 1:0 me Omanin më 7 shtator të vitit të kaluar, Kosova nuk ka luajtur miqësore me Përfaqësuese. Në mars, ata luajtën dy të tilla me skuadrat e mëdha të Bundesligës 1, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen. (Gazeta Olle)