A do të luajë Shaqiri për Kosovën?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka thënë se Xherdan Shaqiri mund të luaj për Kosovën, nëse ka dëshirë dhe vullnet.

“Kosova është shtet dhe të drejt kanë të luajnë të gjithë futbollistët që kanë shtetësi të Kosovës dhe është vullnet dhe dëshirë e tyre luajnë për Kosovën apo jo”, deklaroi Vokrri.

Ndërsa përzgjedhësi Albert Bunjaki tha: “Çdo kush dëshiron të këtë një përfaqësueses së më të fuqishme. Ka plotë lojtarë që na u kanë bashkëngjitur gjatë rrugëtimit tonë. Me këtë është rritur edhe konkurrenca dhe ne besojmë se do të kemi një ekip të mirë”.