A do të largohet Pefqeli nga 89-shi?

Futbollisti i Trepçës ’89, Mërgim Pefqeli, mendon se futbolli i Kosovës është në nivel konstant.

Sipas tij, parësore është ta rris formën e tij dhe të jap më shumë për ekipin në pjesën e dytë të kampionatit.

“Jam duke punuar maksimalisht për me mbajt veten në formë të mirë. Forma ime ishte stabile, kam punuar dhe luajtur për ekipin tim”, tha Pefqeli.

Mesfushori ofensivë ka kontratë deri në verë me ekipin mitrovicas. “Kam kontratë deri në qershor me klubin tim dhe shpresoj të jap maksimumin, si dhe ti tregoj cilësitë e mia”, tha futbollisti.