A do të largohet Marjan Ilievski nga Sigal Prishtina?

Me mbylljen e kampionatit të ETC Superligës së Kosovës në basketboll ka përfunduar edhe marrëveshja e trajnerit Marjan Ilievski me Sigal Prishtinën.

Ai tha të premten mbrëma se ende nuk dihet a do të vazhdojë kontratën.

“Ne thamë se ishte faji jonë që e humbëm kupën në Suharekë. Tani konsideroj se ishte sezon i suksesshëm, pasi fituam titullin dhe u bëmë kampion të Ligës Ballkanike. Më vjen që e fituam kështu titullin, por edhe me ndeshje do ta fitonim. Kontrata ime ka përfunduar dhe ende nuk jemi ulur me bordin për të biseduar për vazhdimin e saj”, deklaroi Ilievski për KTV-në.