Iker Casillas nuk do të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.
Krerët e klubit e kanë njoftuar kapitenin se llogarisin në të edhe për edicionin e ardhshëm të garave, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Ylli spanjoll është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Santiago Bernabeu në verë.
Mirëpo, duket se drejtuesit e Realit ende e konsiderojnë të nevojshëm dhe Casillas do të jetë në Madrid së paku edhe një vit.