A do të ftohet Ibrahimovici për ndeshjen ndaj Kosovës? tregon trajneri i Suedisë

Janë bërë rreth pesë vite prej kur Zlatan Ibrahimovic u pensionua nga Kombëtarja e Suedisë në futboll.

Paraqitja e tij e fundit për Suedinë ishte në Kampionatin Evropian “Euro 2016” në një humbje 1:0 nga Belgjika.

Por, mediat suedeze raportuan ditë më parë se Ibrahimovic mund të rikthehet nga penisonimi te Suedia falë formës së mirë.

Lajmi ishte konfirmuar nga gazeta “FotbollDirekt”.

Në lidhje me këtë folur edhe përzgjedhësi i Suedisë, Janne Anderson.

Andersson deklaroi se janë duke vijur “bisedimet” në këtë drejtim.

“Kur Zlatani u hap për lojëra në ekipin kombëtar, u ndie e natyrshme dhe e rëndësishme të takoheshim dhe të diskutonim për këtë sa më shpejt të ishte e mundur. Jam i kënaqur që arritëm të merrnim një takim kaq shpejt”, deklaroi trajneri suedez.

Në rast të ftesës, Ibrahimovic do të zbarkojë me Suedinë në Prishtinë më 28 mars për t’u përballur me Kosovën në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2023.