A do të bëhen bashkë tifozeritë në Suharekë?

A do të bëhen bashkë tifozeritë në Suharekë?

 

Nesër fillon Final Fouri i Kupës së Kosovës në basketboll, ku në ndeshjen e parë takohen rivalët e moçëm, Trepça – Sigal Prishtina, me fillim prej orës 17:15.

Ndërkohë, takimi tjetër është Golden Eagle Ylli – Peja.

Tri nga tifozeritë mysafire pritet të jenë të pranishëm për të përkrahur skuadrat e tyre, edhe pse Plisat ende nuk kanë vendosur nëse do të udhëtojnë drejt Suharekës.

Të tre udhëheqësitë e këtyre tifozerive, flasin për Gazetën Olle.

“Do të jemi në Suharekë, për të përkrahur ekipin tonë. Jemi duke u organziuar”, ka deklaruar për Olle, Adnan Musa, prijës i tifozerisë mitrovicase, Torcida.

toricdaa

Nga ana tjetër edhe kryetari i tifozëve ‘Shqiponjat’ Nermin Ferizi, bëri të ditur se do të jenë  në numër të madh në përkrahje të ekipit të tyre të zemrës. “Do të jemi në Suharekë, mund të them se interesimi është i madh besoj se jemi afërsisht 200 veta të cilët do të udhëtojmë”, u shpreh Ferizi.

shqiponjat

Nga ana tjetër Albert Kastrati, tha se nuk kanë vendosur ende se a do të jenë në Suharekë. “Nuk e dimë ende”, deklaroi udhëheqësi i Plisave.

Plisat

Hijeshi të madhe ‘Final Fourit’ pritet t’i japë edhe tifozeria vendase, Xhebrailat. (Gazeta Olle)