A do luajë Mërgim Berisha te Kosova në ndeshjet e tetorit? Flasin nga FFK

Listat e Kombëtareve që disa ditë kanë nisur të publikohen për ndeshjet e muajit tetor, ku do zhvillohen ndeshjet e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës.

Kosova do zhvillojë dy përballje, fillimisht si mysafir i Suedisë, e pastaj do e pres Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”.

Lista ende nuk është bërë publike, mirëpo drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti për lajmi.net, bëri me dije që publikohet së shpejti dhe ekziston mundësia të këtë lojtarë të rinj.

“Lista do bëhet publike shumë shpejtë. Është në kompetencën e selektorit të përzgjedhë lojtarët. Varet nga përformanca, lëndimet, dënimet e disa arsye të tjera. Po, mund të këtë ndonjë emër të rinj”, tha fillimisht ai.

Mergim Berisha Fenerbahçemizde - Fenerbahçe Spor Kulübü

Siç dihet, muajin e kaluar ka pasur shkrime se ylli i Fenerbahces, Mërgim Berisha do na bashkohet qysh në muajin tetor, ngase ka pranuar të vesh fanellën e “Dardanëve”.

“Jo, Mërgimi nuk do jetë në tetor. Nuk e di kush ka thënë që ai do jetë në tubimin e tetorit. Por, shpresojmë që në të ardhmen të jetë pjesë e jona”, nënvizoi ai për lajmi.net.

Ndërkohë, Kosova me 9 tetor është mysafir i Suedisë, pastaj pas tre ditëve do e pres Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”.

Gjyqtarit shqiptar i besohet Atalanta-Young Boys

Arsenal konfirmon lëndimin në ligamentet e gjurit të Xhakës, tre muaj jashtë fushës