Sergio Ramos dhe Lionel Messi kanë kaluar vite duke luftuar në fushë gjatë kohës së tyre te Real Madrid dhe Barcelona, por dyshja tani janë bashkëlojtarë në Paris Saint-Germain.
Spanjolli dhe argjentinasi dolën në fushë së bashku për herë të parë të shtunën, teksa Ramos bëri debutimin e tij në fitoren 3-1 të PSG -së në Saint-Etienne.
Ramos foli pas ndeshjes për të pasur Messin në krah dhe se si ai e pret të ardhmen.
“Ai është në formë të mirë dhe unë mendoj se ai është lloji i lojtarit që me të vërtetë bën diferencën”, deklaroi mbrojtësi për ESPN.
“Ai është një lojtar unik dhe është privilegj ta kesh atë në skuadër”.
“Unë mendoj se pak nga pak, secili prej nesh do të sjellë cilësinë e tij për ta bërë Paris Saint-Germain edhe më të madh dhe për të arritur gjërat që duam të arrijmë”.
Mbrojtësi spanjoll u pyet gjithashtu nëse dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë të këtij viti.
“Po, sigurisht që do të mbroj djemtë e ekipit tim”, shtoi Ramos.
“I uroj atij gjithë fatin në botë”.
Ramos startoi nga fillimi në këtë përballje dhe luajti për më shumë se 90 minuta, duke treguar se ai ende mund të luajë në nivele të larta edhe pse është 35-vjeçar.