Llapi nënshkruan me Burim Shalën, do jetë krahu i djathtë i Batatinës

Burim Shala përforcon shtabin teknik të skuadrës së Llapit.

Burim Shala është bërë pjesë e shtabit teknik të skuadrës si ndihmëstrajner i ekipit të Tahir Batatinës, shkruan OLLE.

Si një ish-futbollist i shquar i Fushë Kosovës dhe kryetrajner në të njëjtën ekip, Burim Shala përfaqëson një kombinim të përsosur të përvojës dhe pasionit për të punuar dhe ndihmuar shtabin teknik në arritjen e objektivave, shkruan faqja zyrtare e Llapit.

Pasi u bashkua me shtabin teknik, trajneri Burim Shala u prononcua për faqen zyrtare të klubit.

“Është kënaqësi e veçantë për mua të punoj tek Llapi. Falenderoj drejtuesit e klubit për besimin, në veçanti kryetrajnerin Tahir Batatina dhe Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella. Unë jam i privilegjuar maksimalisht për të punuar me një staf të mrekullueshëm dhe futbollistë shumë cilësor siq ka Llapi. Na mbetet vetëm punë dhe angazhim që t’i arrijmë së bashku objektivat që ka klubi, duke nisur nga garat evropiane”

Huruglica së paku deri në vitin 2025 te Drita

Blakqori dhe Namani nuk ndahen, edhe dy vite në Zahir Pajaziti