Allegri kërkon falje

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka analizuar humbjen 2:1 nga Fiorentina në fushën e vet. Ndeshja ishte e vlefshme për gjysmëfinalen  e parë të Kupës së Italisë.

“Unë nuk kam asnjë keqardhje, pasi patëm një pjesë të parë të mirë përkundër vështirësive që kishim. Fiorentina është njëra nga skuadrat më të mira për momentin”, ka deklaruar ndër të tjera Allegri.

“Kërkoj falje për humbjen në shtëpi, por duhet të rikthehemi. Pas barazimit në Romë, të gjithë menduan se ne fituam kampionatin, por nuk ka mbaruar asgjë”, shtoi ai. (Gazeta Olle)