‘99% ky do të jetë trajner i ri i Real Madridit’

Agjenti i FIFA-s, Ernesto Bronzetti pas konfirmimit që Carlo Ancelotti do të pushojë një vit ka dalë më një deklaratë intersante. “Rafa Benitez do të jetë trajner i i ardhshëm i Real Madridit me gjasa 99%”.

Agjenti i FIFA-s është një bashkëpunëtor i fortë me Milanin dhe kishte darkuar me Ancelottin dhe drejtorin Adriano Galliani në Hotel Ëellington në Madrid.

“Në Real në qoftë se ju nuk e sjellni në shtëpi të paktën një trofe në vit, ju jeni i shkarkuar. Ekipi tregoi mbështetjen ndaj trajnerit, po ashtu edhe mediat të cilat kanë një ndikim shumë të fortë në Spanjë mbështetën Ancelottin”.

Kur u pyetën nëse trajneri i Napolit, Benitez ishte favorit për të zëvendësuar Ancelotti në Real Madrid, përgjigja e tij ishte e sigurt. “Po, kjo është 99 për qind e sigurt se do të jetë trajner”.