Drita fiton derbin dhe ngjyros qytetin bardhekaltër, baras në Klinë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës të Albi Mall Superligës të vlefshme për xhiron e tetë me fillim nga ora 15:00.

Derbi interesant pritet mes dy rivalëve të qytetit Dritës dhe Gjilanit të cilat do të takohen në Lipjan me vetëm tifozërinë vendase “Intelektualët”. Ekipi i Dritës nuk din për humbje këtë edicion dhe ka një seri prej tri fitoresh e tri barazime, duke zënë në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Gjilani ka dy fitore një barazim dhe tri humbje që nënkupton se aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë të tabelës.

Në anën tjetër, Dukagjini e pret Feronikelin në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë. Dy ekipet duan fitoren sepse Dukagjini xhiron e kaluar ka marrë një barazim nga Prishtina ndërsa Feronikeli vjen pas një disfate në shtëpi të cilën e mposhti Drita.

Superliga LIVE:

Drita – Gjilani 2:0

32′ Ajrezaj 1:0

78′ Tahiri 2:0

Dukagjini – Feronikeli ’74 1:1

45+4′ Zulfiji 1:0

50′  Avdyli 1:1

Ilir Daja flet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, në anën tjetër Ballkani njofton se tifozët mysafir do të mungojnë

Mezani: Na mungon pak eksperienca sepse djemtë janë të rinj