Xhiro e 14-të e Superligës së Kosovës do të vazhdoj sot me tre duele shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar nga ora 13:00.
Llapi është nikoqir i Feronikelit ’74. Llapjanët në katër ndeshjet e fundit, kanë një humbje e tre barazime. Në formë jo të mirë është edhe Feronikeli ’74 që ka pësuar dy disfata e dy barazime në katër sfidat e fundit.
Drita pas një barazimi e dy humbjeve radhazi pret Fushë Kosovën që ka ikur nga fundi i tabelës. Gjilanasit kërkojnë të rikthehen te fitorja, kurse Fushë Kosova synon fitoren e radhës si mysafir.
Edhe dueli tjetër mes Lirisë dhe Prishtinës pritet të jetë interesant, sepse dy ekipet duan rezultate pozitive. Liria është në fund të tabelës kurse Prishtina në pozitën e pestë.
Superliga LIVE:
Llapi – Feronikeli 1:0
28′ Namani 1:0
Drita – Fushë Kosova 1:0
84′ Krasniqi 1:0
Liria – Prishtina 2:2
3′ Blesa 0:1
9′ Kryeziu 0:2
75′ Stafa 1:2
83′ Megameno 2:2