Mbyllet kampionati në Beach Volley

Pas dy ditëve të ngjeshura me maratonike janë mësuar edhe kampionët e grupmoshës U18 në beach volleyball, në të dyja konkurencat.

Në ambientet e Holiday Resort në Sllatinë, 37 ekipe, 17 te femrat dhe 20 te meshkujt, kanë sjellë garë rivalizuese.

Te meshkujt turneu u zhvillua me sistemin me eliminim të dyfishtë me formulën e 24 ekipeve, ku u zhvilluan 38 ndeshje, 35 prej të cilave u arritën nga rezultatet në fushë, kurse 3 ndeshje me rezultat zyrtar 2 me 0 (21:0, 21:0).

Te femrat turneu u zhvillua me sistemin e eliminimit të dyfishtë me formulën e 16 ekipeve, ku 2 skuadra luajtën për parakualifikim.

Gjithsejt në konkurrencën te femrat në program ishin 31 ndeshje, ku 30 ndeshje u arritën nga
rezultatet në fushë dhe 1 ndeshje me rezultat zyrtar 2 me 0 (21:0, 21:0)

Në turne u zhvilluan gjithsejt 65 ndeshje dhe atë 35 te meshkujt dhe 30 te femrat në dy fushat e Holiday Resort në Sllatinë.

Renditja e ekipeve në podium ishte:

Femrat:

Fjona SHALA/Enda XHAKOLLI
 Vesa BEQA/Rina MURTEZI
Sara PIRA/Olta AHMETI

Meshkujt:

Dilon LATIFAJ/Erind QALAJ
 Donat GËRGURI/Erion GASHI
 Doris GASHI/Ylli VESELAJ

Ylber Ramadani flet pas përfundimit të kampionatit italian

Zyrtare: Egnatia kampione e Kategorisë Superiore