Në fundjavë rikthehet elita e futbollit kosovar, vëmendja në Gjilan

Të shtunën dhe të dielën, zhvillohet xhiro e 31-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja më e interesante në këtë javë, pritet të jetë në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, me dy skuadrat të cilat do luftojnë për tre pikë, shkruan Gazeta OLLE.

Prishtina pret Llapin në Liman Gegaj, në një ndeshje e cila pritet të jetë mjaftë interesante, ndërsa derbi i mbijetesës zhvillohet pikërisht në Lipjan me ndeshjen Fushë Kosova – Liria.

Drita do udhëtoj në Klinë te Dukagjini, pas një mesjave mjaftë të ngarkuar në Kupën e Kosovës, koha është që djelmoshat e Zekirija Ramadanit të rikthehen me tre pikë, si objektivi i vetëm nga kjo përballje, krahas Dukagjinit e cila është në një zonë të qetë.

Feronikeli ‘74 në Drenas, do jetë nikoqire e Malishevës, nga kjo përballje dy skuadrat kanë vetëm një objektiv, fitoren, duke mos i shkuar përshtati asnjë rezultat tjetër, me vendasit që po luftojnë për t’i ikur zonës së Play Out, ndërsa Malisheva për në garat evropiane.

Lajmi i fundit: Largohet trajneri Qatip Osmani nga Vllaznia

Brdaric mbërrin në Shqipëri, zëvendëson Osmanin në fazën finale të sezonit