Llapi ndërpret serinë fantastike të Ballkanit, Malisheva merr fitore në frymën e fundit – Prishtina e fortë për Fushë Kosovën

Në Superligën e Kosovës në futboll po luhen tri ndeshje, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë.

Llapi në “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00 e pret liderin e tabelës, Ballkanin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 17-të, ku llapjanët duhet ta fitojnë këtë duel në mënyrë që ta mbajnë garën e hapur për titull.

Aktualisht, Ballkani prinë me 38 pikë, 10 më shumë se Drita e Llapi që pasojnë pas liderit të grupit.

Në anën tjetër, Malisheva e pret Lirinë në stadiumin “Liman Gegaj”. Malisheva ka 23 pikë në pozitën e katërt, ndërsa Liria gjendet në fund të tabelës me krizë të thellë për rezultate,

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe mes Prishtinës e cila e pret Fushë Kosovën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Kryeqytetasit kanë 22 pikë kurse Fushë Kosova ka 10 pikë në pozitën e nëntë.

Superliga LIVE:

Llapi – Ballkani 4:2

6′ Namani 1:0

15′ Hyseni 2:0

25′ Gripshi 2:1

40′ Berisha 2:2

45+1 Namani 3:2

71′ Hyseni 4:2

88′ Januzi 5:2

90+5 Berisha 5:3

Malisheva – Liria 1:0

90+7 Hazrollaj 1:0

Prishtina – Fushë Kosova 1:0

32′ Pefqeli 1:0

 

Ernest Muci kërkohet nga skuadra e madhe angleze

“Prishtina Tournament” është gati edhe për një edicion magjik