Pa fitues

Llapi – Trepça ’89, ka përfunduar pa fitues duke luajtur baras 1:1. Golin për llapjanët e shënoj Dardan Jashari, ndërsa për mitrovicasit e shënoj Blerand Kurtishaj.

Llapi – Trepç ’89 1:1

 

90’ Trepça ’89 ka barazuar rezultatin në 1:1 me anë të Blerand Kurtishaj, kur pas një pasimi fantastik nga Shpëtim Idrizi, Kurtishaj shënoj për 1:1.

88’ Llapi ka kaluar në epërsi kur pas një harkimi nga Kuka, më së miri u gjend mbrojtësi Dardan Jashari, që realizoj me kokë për 1:0

83’ Llapi ka mundur të kaloj në epërsi me Namanin, i cili me një goditje fantastike nuk arriti të shënoj pasi topi përfundoi në shtyllë.

64’ Është duke u zhvilluar lojë e qet ku të dyja ekipet janë duke kërkuar që përfitojnë nga gabimet e njërës apo skuadrës tjetër por pa ndonjë sukses.

47’ Nis pjesa e dytë në Merdare, ku minutat e para të pjesës së dytë i kanë takuar Trepçës ‘89

45’ Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Llapi – Trepça ’89, me shumë raste shënimi por pa ndonjë gol me rezultat 0:0.

37’ Mitrovicasit janë të pafat në ndeshjen ndaj Llapit, kësaj radhe nga largësia me një goditje të fort shtylla shpëton sërish Llapin

36’ Llapi ka mundur shumë lehtë të kaloj në epërsi kur pas një tollovie në zonë përfiton më së miri por nga afërisa nuk arrin ta dërgoj topin në rrjet

30’ Edhe një herë i pafat ishte Kurtishaj, kur pas një goditje të fort shtylla e shpëtoi sërish ekipin e Llapit, rezultati vazhdon të mbetet 0:0.

23’ Trepça ’89 ka mundu shumë lehtë të kaloj ekipin e tij në epërsi kur bukur arriti të dribloj portierin Ademi, por në fund topi përfundoi pranë shtyllës.

 14’ Sulmuesi i Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj, nga korneri goditi shtyllën e portierit Ademi, që mbeti i shtangur rezultati vazhdon të mbetet 0:0

10’ Të dyja ekipet kishin disa gjysmë raste shënimi. Llapi me Enis Zabërrxhën, ndërsa Trepça ’89 me Blerand Kurtishajn, por pa sukses.

1’ Ka nisur ndeshja ndërmjet Llapit  dhe Trepçës ’89, vendasit po dominojnë në minutat e para

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kadriu, Blakqori, Nimani, Neziri, Zeqiri, Mavriqi, Emini. Trajner: Tahir Batatina.

Trepça ’89: Beqiri, Idrizi, Turku, Asani, Hasani, Troshupa, Mustafa, Maloku, Hajdari, Kurtishaj, Akinyemi. Trajner: Gani Sediju