Shorti i çerekfinaleve cakton ndeshje shumë të zjarrta

Sot (e premte), në Nyon është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku përveç tyre, ekipet kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinale.

Shorti i çerekfinaleve ka caktuar ndeshje shumë të zjarrta, ku secila nga to është më e fortë së tjetra.

Megjithatë, Real Madrid-Manchester City është takimi më i fortë dhe më interesant i kësaj faze.

Në ndeshjet tjera do të luajnë Arsenal-Bayern Munich, Paris Saint-Germain-Barcelona dhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

Mësohen të gjitha çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndeshje super të zjarrta

Lexo po ashtuMësohen të gjitha çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndeshje super të zjarrta

Por, në rast se kalojnë në gjysmëfinale, si do të ishin çiftet?

UEFA ka hedhur shortin edhe për këtë fazë, ku fituesi i ndeshjes Arsenal-Bayern Munich do të ndeshet me fituesin e takimit Real Madrid-Manchester City, si gjysmëfinalja e parë.

Gjysmëfinalja e dytë do të jetë ajo në mes të fituesit të Atletico-Dortmund me fituesin e PSG-Barcelona.

Në finale, si vendas do të jetë fituesi i gjysmëfinales së parë. /Telegrafi/

 

Shqipëria publikon listën e lojtarëve të grumbulluar

Hidhet shorti në Kupën e Kosovës, këto janë çiftet gjysmëfinaliste