Jo vetëm pranë titullit të parë në histori, tjetër rekord i ri nga Bayer Leverkuseni

Titulli i Bundesligës për këtë sezon ka filluar të duket si formalitet për Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos.

Në harkun kohor të pak muajve, skuadra gjermane është bërë klubi më i fortë në Evropë, i aftë ta mbajë në shifrën zero kolonën e humbjeve, duke krijuar një distancë të konsiderueshme edhe ndaj Bayernit.

Pas një dekade dominim, Bayerni tani është -10 pikë nga kreu. Shifrat e Bayer Leverkusenit janë të tilla që brenda pak, shumë pak ditësh, “Aspirinat” mund të kualifikohen matematikisht në Championsin e sezonit ardhshëm.

Asnjë skuadër nga Premier, La Liga, Serie A, Ligue 1 nuk janë aktualisht në këtë nivel dhe distancë.

Në teori, skuadra e Xabi Alonso mund të sigurojë kualifikimin matematikor që në mars, në mes të muajit.

Në varësi të rezultateve të Leipzigut, aktualisht i pesti në renditje, Bayer Leverkusen matematikisht mund të jetë në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/2025 më 17 mars, pas ndeshjes kundër Freiburgut.

Aktualisht +21 pikë, Leverkuseni e konsideron të arritur kualifikimin në Champions e tashmë pret vetëm sigurimin e titullit të parë kampion në histori. /Gazeta Olle/

Dorëhiqen arkitektët e Dinamos, themeluesi dhe drejtori Fatos Ademi si dhe trajneri Burim Qerkini

Shkëlqeu me gol, Arlind Ajeti në formacionin e javës në Rumani