89-shit nuk i ka kaluar mërzia pas demolimit të stadiumit, ja çfarë shkruajnë sot (FOTO)

Trepca ’89 është skuadra që i ka hapur dyert e stadiumit Riza Lushta për ndeshjen finale te Kupës dhe ato të barazhit për Superligë.

Edhe pse në dy ndeshjet e para mes Llapi dhe Besës, por edhe asaj Ferizaj – Vllaznia kishte pak probleme, ndeshja e fundit me Dukagjinit dhe Dritës, shkaktoi kaos në stadium.

Tifozët e Dritës pasi fituan ndeshjen shkuan drejt atyre të Dukagjinit duke provokuar.

E këta të fundi më nuk zgjodhën mjetë për t’i  sulmuar dhe shkulën pothuajse të gjitha ulëset ku ishin të stacionuar.

“Si e ndien veten “krenar” ai simpatizues i  KF DUKAGJINIT kur e demton folenë, impiantin e KAMPIONAVE. TURP”, kanë shkruar  89-shi në facebook.

Këtu mund ta shihni videon se si duket stadiumi pas një dite