89-shin mposht nikoqirin, luan në finale

Trepça ’89 ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e parë kundër skuadrës polake Piast Gliwice.

89-shi shënoj fitore me rezultat 2:1, ndërsa për vendin e parë pritet të luajë kundër Prespa Birlik so në mbrëmje nga ora 20:00, shkruan Gazetaolle.com.

Golat i shënuan Argjend Mustafa dhe Mërgim Pefqeli.

Piast do të luajë për vendin e tretë me Viitorul Constanta.

Trepça ’89 është duke marrë pjesë në një turne në Poloni për nderë të 70 vjetorit të klubit Piast Gliwice.