89-shi vjen me qëllime të qarta në Kizhnicë

Trepça ’89 të dielën viziton Kizhnicën, ku e pret Hajvalia, në duelin nga i cili njëra skuadër heq dorë nga lufta për titull.

Mesfushori me përvojë i 89-shit, Emin Baliqi, thotë se vetëm fitorja iu kryen punë.

“Po besoj që edhe pse numri i ndeshjeve po shkon duke u zvogëluar, ne shkojmë vetëm për fitore. Besoj që do të jetë një lojë e mirë. Por, sa do të na lejojë fusha e Kizhnicës për të zhvilluar lojë nuk e di”, tha Baliqi për GazetaOlle.com.

Sipas tij, skuadra mitrovicase është e kompletuar. (Gazeta Olle)