89-shi tashmë i mirë edhe në mbrojtje

Trepça ‘89 ka pranuar vetëm një gol në katër ndeshjet e fundit dhe duket se reparti i mbrojtjes tashmë është konsoliduar me ardhjen e Gani Sejdiut. 

Reparti i mbrojtjes i përbëre nga Bujar Idrizi, Ersen Asani, Edmond Turku Arbër Potoku  në pranverë kanë pranuar tetë gola, por në ndeshjet e fundit po shihet dora e trajnerit të ardhur n pranverë.

89-Shi në nëntë ndeshjet e zhvilluara në stinorin pranveror ka shënuar 18-të gola dhe ka pranuar tetë, duke përfshirë edhe ndeshjen e Digitalb Kupës kundër Ferizajt.

Sulmi i 89-shit në këto 26-të jave të zhvilluara është i dyti me 36-të gola të shënuara,  dy më pak se Feronikeli .

Minatorët tashmë janë katër pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Hajvalia. /olle/