89-shi shkatërron Hajdukun

Trepça ’89 ka vazhduar me lojëra të mira edhe në Ulqin, ndërsa ka arrittur të shënoj fitore me rezultat 8:1 kundër Hajdukut të Tivarit.

‘Minatorët’ kanë arritur ta mbyllin pjesën e parë me rezultat 3:0, ndërsa golat i shënuan treshja e sulmit: Berat Hyseni, Kreshnik Lushtaku dhe Blerand Kurtishaj.

Në pjesën e dytë 89-shi shënuan edhe pesë herë ndërsa pranuan një gol. Golat tjera i shënuan Lushtaku (2) duke kompletuar het-trikun, ndërsa Kurtishaj shtoi edhe një. Në listën e shënuesve u shënuan edhe Drilon Musa dhe i riu Hasani.