89-shi prezanton Hajdarin dhe Idrizin

Dyshja llapjnae Fiton Hajdari dhe Bujar Idrizi janë prezantuar si përforcimet e Trepçës ’89.

Kjo dyshe kanë luajtur së bashku edhe te Hysi nga ku kaluan te Llapit, pastaj te Trepça për të kaluar në fund së bashku të rivali lokal Trepça ’89.

Hajdari dhe Idiriz nuk janë përforcimet e vetme të 89-shit pasi kjo skuadër ka ofruar në radhët e veta lojtar si Pleurat Hajdini, Bledar Hajdini, Leutrim Troshupa dhe Florent Hasani.

89-shi është duke e përtrirë skuadrën pasi ka ofruar disa talentë ndërsa ka liruar disa lojtarë që tashmë kanë disa vite mbi supe.