89-shi për t’i prishur punë Prishtinës

Trepça ’89 tashmë është larguar nga ‘lufta’ për titull, por duke shikuar përbërjen e kësaj skuadre dhe trajnerin që ka, atëherë medoemos do të udhëtojnë për fitore në Prishitnë. Mesfushori i 89-shit, Argjend Mustafa, thotë se këto ndeshje janë gjithmonë derbi. “Po dihet që kur luajnë Trepça ‘89 dhe Prishtina gjithmonë është një derbi, pa marrë parasysh se për çfarë zhvillohet ndeshja, ajo do të jetë  gjithmonë e fortë”, pohoi Mustafa për Gazetaolle.com.

Mustafa e di që skuadra e tij nuk ka ecur mirë, por kundër Prishtinës dëshiron fitore. “Pavarsisht që nuk kemi pasur rezultatet e duhura këtë sezon, mendoj që e kemi ekipën mjaftë të mirë për të mposhtur Prishtinën. Do të japim gjithçka në këtë ndeshje që t’i kënaqim shikuesit”, përfundoi Mustafa.