89-shi e merr humbjen si shkollë

Trajneri i Trepçës ’89, Fahredin Duraku, e ka pranuar humbjen nga Hajvalia si mësim për ndeshjet tjera. Skuadra e tij u mposht në kryeqytet 4:2.

“Kjo humbje është një shkollë për ne.  Kemi ardhur të luajmë lojë të bukur ashtu siç i ka hije skuadrës sonë. Në fillim shënuam gol,  por më pas erdhi një jodisiplinë dhe pas gabimeve trashanike, i mundësuam Hajvalisë të shënojë tri herë. Në pjesën e dytë, Musaj u ndëshkua me të kuq dhe kjo na vështirësoi punën”, deklaroi Duraku pas takimit.

Skuadra e tij mbetet në pozitën e pestë. (Gazeta Olle)