Ballkani kampion për herë të tretë radhazi, Gjilani fiton derbin ndaj Dritës dhe bën hap gjigant drejt shpëtimit

Sot (e shtunë) zhvillohet xhiroja e parafundit e Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ndeshja më interesante e kësaj jave padyshim që do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi i vendit të dytë pret liderin aktual, Ballkanin.

Sfida tjetër zhvillohet mes Gjilanit dhe Dritës, ku vendasit duan vetëm tri pikë për të synuar ikjen nga barazhi, derisa mysafirët duan fitore për pozitën e dytë.

Feronikeli ’74 synon rezultat pozitiv ndaj Dukagjinit, pasi drenicasit duan t’i ikin zonës së barazhit për të mbetur në Superligë.

Prishtina nuk ka ndonjë objetiv dhe është nikoqire e Fushë Kosovës, e cila ka rënë nga Superliga.

Dueli tjetër zhvillohet mes Malishevës që e pret Lirinë në shtëpi. Vendasit janë në pozitën e katërt dhe prizrenasit janë në pozitën e fundit.

Superliga LIVE:

Llapi – Ballkani 0:1

73′ Karrica 0:1

Gjilani – Drita 2:1

12′ Kqiku 1:0

33′ Jarovic shënon, por goli anulohet

48′ Shabani 2:0

 

Feronikeli ’74 – Dukagjini 3:2

29′ Bruqi 1:0

30′ Syla 1:1

38′ Cërvadiku 2:1

51′ Krasniqi 2:2

69′ Rrahmani 3:2

Prishtina – Fushë Kosova 5:0

38′ Pefqeli 1:0

45′ Limani 2:0

60′ Hyseni 3:0

61′ Hyseni 4:0

65′ Jashari

67′ Hyseni 5:0

Malisheva – Liria 7:3

32′ Berisha (p) 0:1

42′ Aliu 1:1

45’+3 Hazrollaj 2:1

49′ Hazrollaj 3:1

51′ Hazrollaj 4:1

55′ Ekpai 4:2

66′ Brruti 5:2

67′ Brruti 6:2

75′ Gjumsi 6:3

82′ Hazrollaj 7:3

/Gazeta Olle/

Llapi – Ballkani, formacionet zyrtare të derbit të javës

Daja emocionohet në deklarimin pas ndeshjes: E kemi merituar