Drita vuan, por fiton në Drenas – Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të Albi Mall Superligës në kuadër të xhiros së shtatë, me fillim nga ora 15:00.

Feronikeli ’74 e pret Dritën në shtëpi, dhe pritet një përballje interesante pasi që dy ekipet vinë prej fitoreve nga xhiroja e kaluar. Drenicasit e rikthyen rezultatin dhe morën tri pikë nga Liria, ndërsa Drita mposhti Prishtinën, duke e zënë pozitën e tretë në tabelë.

Në anën tjetër derbi interesant zhvillohet edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Prishtina është nikoqire e Dukagjinit. Kryeqytetasit synojnë fitore pas humbjes së thellë nga Drita, ndërsa Dukagjini ka arritur fitorën e parë në këtë edicion dhe synon ta bëjë përsëri sot.

Superliga LIVE:

Feronikeli ’74 – Drita 0:2

33′ Bl. Krasniqi 0:1

65′ Rrahmani humb penallti për Feronikelin ’74

77′ B.Krasniqi(p) 0:2

Prishtina – Dukagjini 2:2

22′ Al. Krasniqi 1-0

30′ Muja (ag) 1:1

45+1′ Basri (ag) 2:1

55′ Merlaku 2:2

Feronikeli ’74 dhe Drita duan vetëm tri pikët, formacionet zyrtare

Vavalis: Jemi përmirësuar dukshëm në krahasim me ndeshjet e fundit