Përfundojnë të gjitha ndeshjet, këto janë rezultatet në Albi Mall Superligën e Kosovës

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot, ku në program janë për tu zhvilluar pesë ndeshjet e xhiros së 32-të.

Ballkani është nikoqir i Dukagjinit, në duelin ku objektivat janë të ndryshme pasi vendasit duan vendin e parë në tabelë, ndërsa klinasit janë në mesin e tabelës.

Duel interesant pritet të zhvillohet edhe mes Llapit dhe Feronikelit ’74. Llapjanët synojnë titullin kampion, kurse Feronikeli ’74 synon mbijetesën.

E sfida tjetër interesante do të zhvillohet mes Dritës dhe Fushë Kosovës. Gjilanasit duan pozitën e parë dhe Fushë Kosova tashmë ka humbur gati të gjitha gjasat.

Përballje interesante pritet të jetë edhe mes Malishevës dhe Gjilanit, ku ekipi vendas dëshiron ta ruaj pozitën e katërt, ndërsa gjilanasit duan mbijetesën.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Lirisë që ka humbur gjasat për mbijetesë dhe Prishtinës që është fokusuar te Kupa e Kosovës.

Superliga LIVE:


Ballkani – Dukagjini 3:0

7′ Emërllahu 1:0

23′ Kuc 2:0

90+6 Shënon Ballkani

Llapi – Feronikeli ’74 3:2

15′ Tarasco 0:1

22′ Hyseni 1:1

32′ Januzi 2:1

44′ Berisha 2:2

50′ Hyseni 3:2

Drita – Fushë Kosova 3:1

6′ Baftiu 1:0

54′ Baftiu 2:0

75′ Hajdari 2:1

77′ Krasniqi 3:1

Malisheva – Gjilani 0:0

Liria – Prishtina 0:1

88′ Krasniqi

Arbër Zeneli vazhdon shkëlqimin, realizon gol spektakolar ndaj Malmos

Zyrtare: Fushë Kosova edicionin e ardhshëm do jetë pjesë e Ligës së Parë