Ballkani merr fitore me vështirësi ndaj Fushë Kosovës, Drita ndalë pikët në shtëpi – baras në Klinë

Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës, në kuadër të javës së 16-të, me fillim nga ora 13:00.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina, e cila zhvillohet në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë.

Skuadra nga kryeqyteti, aktualisht janë në vendin e pestë në tabelë me 21 pikë, një më shumë se skuadra e Dukagjinit, e cila renditet e gjashta në tabelë.

Në ndeshjen tjetër, në stadiumin e qyteti në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqire e Fushë Kosovës.

Kampioni në fuqi, është lidere e Superligës me 35 pikë, ndërsa Fushë Kosova renditet në vendin e parafundit me 10 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Dritës dhe Feronikeli ’74.

“Intelektualët” janë në pozitën e tretë të tabelës me 25 pikë, kurse skuadra nga Drenasi është në vendin e tetë me 15 pikë.

Superliga LIVE:

Dukagjini – Prishtina 0:0

Ballkani – Fushë Kosova 2:1

87′ Zyba 2:1

5′ Meziu 0;1

45’+1 Hamidi 1:1

Drita – Feronikeli ’74 3:1

32′ Krasniqi 1:0

34′ Baftiu 2:0

74′ Razack 2:1

90’+3 Prapashtica 3:1

Drita pret në shtëpi Feronikelin ’74, formacionet zyrtare

Dallku pas barazimit me Prishtinën: Me rëndësi nuk po pranojmë gol