Juventusi rrëmben vetëm një pikë nga Cagliari dhe rrezikon vendin e tretë

Cagliari dhe Juventus kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 33-të të Serie A.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan edhe aq shumë.

Në minutën e 30-të, Cagliari fitoi penallti, pas një loje me dorë në zonë të Bremer. Nga pika e bardhë ishte i saktë Gianluca Gaetano për 1-0.

Pas pesë minutash sërish Cagliari fitoi penallti, ku kësaj radhe Yerry Mina mori përsipër të gjuaj, duke shënuar për 2-0.

Zonja e Vjetër u këndell në pjesën e dytë, duke hapur fillimisht ndeshjen në minutën e 61-të me një gol të Dusan Vlahovic për 2-1.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, një harkim në zonë u devijua nga Alberto Dossena në portën e tij për 2-2.

Me këtë barazim, Juventusi mbetet në vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa Cagliari ka 32 pikë në vendin e 14-të.

Ish-skuadra e Rashicës dënohet me -18 pikë, zbret një kategori më poshtë

Rikthehet elita e futbollit kosovar, tre ndeshje zhvillohen sot