84 mijë euro në javë për Shaqirin

Sipas mediave italiane Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e Xherdan Shaqirit tek Stoke City, mirëpo lojtari nuk është i pajtimit të kalojë në këtë skuadër.

Mirëpo, për ta bindur yllin kosovar të kalojë në Premierligë, mediat angleze zbulojnë dy arsyet që drejtuesit e Stokes po mundohen ta bindin ish-lojtarin e Bayern Munichut.

‘Shaqiri nuk do të luajë as në Europa Ligë nëse mbetet në Inter,  dhe Stoke i ka treguar atij se mund të kalojë në ndonjë skuadër të Ligës së Kampionëve, nëse shkëlqen me ta’, shkruan ‘mirror.co.uk’.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me një vend titulli.

‘Stoke gjithashtu mund t’i ofrojë një vend titullari në Premierligë, pasi tek Mancini ende nuk e ka fituar besimin’.

Vlera e transferimit të mundshëm të Shaqirit pritet të jetë mbi 16 milionë euro, kurse në javë paga e tij do të ishte 84 mijë euro.