Drita bind me lojë dhe fiton derbin ndaj Gjilanit, Feronikeli ’74 i tregon forcën Dukagjinit

Java e 17-të e Superligës së Kosovës në futboll do të nis me dy ndeshje tejet interesante të cilat fillojnë nga ora 13:00.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku Gjilani dhe Drita do ta zhvillojnë derbin e dytë lokal të këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat janë të motivuara për rezultate pozitive pasi vinë prej fitoreve në xhiron e kaluar. Drita ka 23 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Gjilani ka 17 pikë në pozitën e shtatë.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi në Drenas ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Dukagjinit. Feronikeli ’74 synon fitoren pasi ndeshjen e kaluar është mposhtur, kurse Dukagjini vjen pas një barazimi nga java e kaluar.

Ekipi nga Drenasi ka 15 pikë në pozitën e tetë, ndërsa Dukagjini ka plot 21 pikë në pozitën e gjashtë.

Superliga LIVE:

Gjilani – Drita 0:1

67′ Krasniqi 0:1

Feronikeli ’74 – Dukagjini 1:0

34′ Avdyli 1:0

 

Feronikeli ’74 pret Dukagjinin, formacionet zyrtare

Liridona Syla i jep fund karrierës si futbolliste